LAJMI I FUNDIT:

Kosova në mesin e 50 miliarderve në Vjenë të Austrisë

Kosova në mesin e 50 miliarderve në Vjenë të Austrisë

Një Delegacion i Kosovës i kryesuar nga  Agim Shahini, Kryetar i Aleances Kosovare te Bizneseve (AKB) dhe bizneset nga Kosova dhe Shqipëria po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Vjenë të Austrisë që është i organizuar në kuadër të 40 vjetorit të Wittmann Battenfeld- Vjenë.

Në mesin e 50 miliarderve nga 1500 kompani të 130 shteteve të ndryshme po merr pjesë edhe Kosova e përfaqësuar nga AKB ku po prezentohen teknologjitë më të avansuara për prodhim, përpunim dhe shërbime te tjera me standarde më të lart ndërkombëtare.


Dr. Werner Wittmann, President dhe nikoqiri i këtij takimi prezantoi të arriturat e kësaj korporate gjatë katër dekadeve të kaluara dhe vizionin për dekadën e ardhshme, ku ndër të tjera potencoi se të gjitha vendet i shohim si partner dhe si mundësi të mira për investime të përbashkëta në programet teknologjike.

Ai tha se ne kemi më shumë se 70 përfaqësi të ndryshme në botë në të ardhmen po planifikojm që edhe në Kosovë të kemi një lokacion që mbulon Ballkanin Perendimor.

Shahini falmnderoi nikoqirin për ftesën në emër të Kosovës dhe të Shqipërisë dhe shprehi gatishmërin që në të ardhmen ti ofrohet një ofertë konkrete për këtë investitor por edhe për investitorët e tjerë që Kosovës dhe Shqipërisë po i mungojn këto korporata multimilardere.

Ai prezantoi infrastrukturën ligjore që për çdo ditë në Kosovë po avansohet në të mirë të investimeve dhe promovoi politikat investuese te cilat po bëhen më konkurente në Ballkanin Perendimor, ku përmendi edhe fuqin punëore si më e lirë dhe e avansuar për tregun e Punës në çfardo programi që me një trajnim shtesë ata janë të aftë të inkuadrohen në programe teknologjike pasi që të rinjt e Kosovës njohin më shumë se dy gjuhë të huaja por edhe në sektorin e IT janë të përgaditur.

AKB ftoj investitorët nga 130 shtete që të vinë dhe ta vizitojnë Kosovesn për së afërmi sepse shteti i ri në Ballkan është mundësi e artë për Investime te Huaja. Ky prezantim ka filluar më datë 7- 9 qershor po vazhdon me aktivitete të ndryshme, ku gjatë darkës së mbrëmshme ishin të pranishëm 2800 mysafirë nga tërë bota.

Në këtë takim vlen të përmendet që kanë marrë pjesë miliarderet nga :EU, USA, Rusia, Kina, India, Afrika dhe shtetet arabe.