LAJMI I FUNDIT:

Kosova mposht sërish Zvicrën në parakualifikimet e Eurobasket 2025

Kosova mposht sërish Zvicrën në parakualifikimet e Eurobasket 2025

Çfarë paraqitje fantastike nga “Dardanët”, të cilët e kanë mposhtur edhe si mysafirë Zvicrën në kuadër të raundit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.

Pas katër çerekëve lojë të zhvilluara në parketin e sallës “Site Sportif Saint-Leonard” të Fribourgut, Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka korrur fitore përballë Zvicrës.


“Dardanët” të drejtuar nga Rami Hadar kanë mposhtur “Helvetikët” me rezultat të ngushtë 76:72 (20:21, 15:18, 21:22, 20:11).

Basketbollistët më të dalluar te Kosova ishin Dominic Artis me 20 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e tetë kërcime.

Në anën tjetër, më i miri te Zvicra ishte Brunelle Tutonda me 15 pikë, tre kërcime e një asistim.

Në ndeshjen e kaluar si vendase, Kosova e mposhti Zvicrën në “Sezai Surroi” me rezultat të thellë 76:49.

Tani, Kosova ka një bilanc prej dy fitoreve dhe një humbjeje në Grupin H të kualifikimeve të Eurobasket 2025, bilanc ky i cili e rendit në pozitën e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe Danimarka në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, raporton KosovaPress.

Ndeshja e radhës për Kosovën është si vendase kundër Danimarkës më 5 gusht me fillim nga ora 20:45.

Rezultati final i ndeshjes, 76:72 në favor të Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori