Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Kosova Makers League në bashkëpunim me BONEVET Prishtina dhe Karta Rinore Evropiane-Kosova organizuan eventin “Girls in ICT”, një ngjarje e veçantë që synon të frymëzojë dhe fuqizojë vajzat drejt një të ardhmeje në botën e teknologjisë.
Eventi, i cili u zhvillua më 24 prill në hapësirat inovative të BONEVET Prishtina, mblodhi rreth 15 vajza studente nga Universiteti i Prishtinës në një ambient frymëzues dhe bashkëpunues, ku pjesëmarrëset patën mundësinë të mësojnë, eksperimentojnë dhe ndërveprojnë me figura frymëzuese të TIK-ut në Kosovë.
Gjatë eventit, pjesëmarrëset u mirëpritën me një hapje të ngrohtë, ku u prezantua rëndësia e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK dhe nevoja për përfshirjen e barabartë të vajzave në këtë fushë që po formëson të ardhmen.
Menjëherë pas hapjes, eventi vazhdoi me një ligjëratë frymëzuese nga Vesa Morina, bashkë-themeluese dhe CEO e ZETA Corporation, e njohur për pasionin e saj të thellë për teknologjinë dhe inovacionin.
Si një nga zërat më inspirues në komunitetin e TIK në Kosovë, ajo ndau me pjesëmarrëset rrugëtimin e saj profesional, sfidat me të cilat është përballur gjatë ndërtimit të një kompanie teknologjike, si dhe sukseset që e kanë shoqëruar në këtë udhëtim.
Përmes një sesioni online, Vesa theksoi rëndësinë e ndjekjes së pasionit në fushën e teknologjisë dhe u dha vajzave motivimin për të besuar në potencialin e tyre dhe për të marrë rol aktiv në industrinë teknologjike që po zhvillohet me hapa të shpejtë në vend.
Pas sesionit, vajzat u përfshinë në dy punëtori praktike që kishin për qëllim zhvillimin e aftësive teknologjike përmes eksperimentimit dhe kreativitetit.
Në punëtorinë e parë, pjesëmarrëset punuan me robotët edukativë Micro:Maqueen Plus, ku patën mundësinë të programojnë robotët e tyre, duke fituar njohuri konkrete në fushën e robotikës. Pas punëtorisë së parë, ato po ashtu u njoftuan dhe rreth Kartës Rinore Evropiane dhe mundësitë që kjo kartë sjell për të rinjtë.
Ndërkohë, në punëtorinë e dytë, fokusi u zhvendos në krijimin e përmbajtjes digjitale dhe përdorimin e teknologjive të reja për komunikim dhe zgjidhje inovative.
Kjo punëtori përfshinte gjithashtu një pjesë të dedikuar ku përmes bashkimit të blloqeve të ndryshme, vajzat u njohën me konceptin e krijimit të qarqeve elektrike dhe funksionimin bazik të tyre.
Në fund të ditës, u zhvillua një sesion i veçantë rrjetëzimi dhe diskutimi me modele frymëzuese nga komuniteti i TIK-ut, ku pjesëmarrëset patën rastin të bashkëbisedojnë në mënyrë të hapur me profesionistet, të ndajnë ide dhe të kërkojnë këshilla konkrete për hapat e tyre të ardhshëm në karrierë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Udhëto drejt kryeqytetit magjepsës të Suedisë – Stockholm me PrishtinaTicket!

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

Mbi 2,000 entuziastë të Web3 mblidhen në Prishtinë – Kyrylo Khomiakov i Binance thotë se Kosova ka të ardhme të ndritshme digjitale

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit “Kosova B”, pas katër dekadash

Udhëto drejt kryeqytetit magjepsës të Suedisë – Stockholm me PrishtinaTicket!

Mbi 2,000 entuziastë të Web3 mblidhen në Prishtinë – Kyrylo Khomiakov i Binance thotë se Kosova ka të ardhme të ndritshme digjitale

E jashtëzakonshme, kompania teknologjike XToka shpërbleu punonjësit me një udhëtim 5-ditor në ishullin magjepsës Palma de Mallorca

Keshi jetës me Cash Plus

Mos u lodhni duke gatuar – Pallaqinkat Vici veç i ngrohni, gati për 5 minuta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri

Del exit-poll i parë i zgjedhjeve në Shqipëri

Kush ka më shumë fitore në "El Clasico" - ky rezultat vjen pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit

Mori kritika për fotografinë me Xheneta Fetahun, G Bani publikon mesazhet

S’ka gjykim në mungesë dhe s’ka masa, BE-ja flet për proces ndaj Radoiçiqit në Serbi

Trump do të vizitojë tri nga vendet më të pasura në botë