LAJMI I FUNDIT:

Kosova kalon në epërsi, shënon Florent Hasani

Kosova kalon në epërsi, shënon Florent Hasani

Kosova ka kaluar në epërsi në pjesën e dytë me golin e shënuar nga Florent Hasani.

Pas trysnisë së madhe në fillimin e pjesës së dytë, ku Challandes bëri katër zëvendësime, Kosova ka arritur ta gjejë golin.


Një aksion i bukur nga e majta, topi vjen te Hasani që gjuaj bukur, por një devijim i Nuhiut e dërgon topin në portë.

Goli erdhi në minutën e 69-të.

Festë e madhe në ‘Fadil Vokrri’, ku kërkohet edhe goli i dytë. /Telegrafi/