Përzgjedhësi i përfaqësues sonë, Alfred Llazari tash e disa ditë ka nisur përgatitjet për duelin e parë kundër Rumanisë në Bukuresht më 29 tetor, ndërsa më 1 nëntor në kryeqytet luhet ndeshja e kthimit.

Hendbollistët e Kosovës nën drejtimin e Llazarit po punojnë intensisvisht në përgatitje, në mënyrë që Kosova të ketë një prezantim sa më të mirë kundër rumunëve.


I pari i bankinës së Kosovës, Alferd Llazari i ka thënë KosovaPress-it se të ftuarit e tij për përballjen me Rumaninë do të mundohem të bëjnë më të mirë. Ai thotë stërvitjet po shkojnë mirë. Llazari është i bindur se Kosova do të tregojë se hendbolli ynë e ka vendin në Evropë.
“Më të vërtetë është ndeshja e parë dhe do të hyjë në histori, sepse është përfaqësuesja e parë që me sportet kolektive merr pjesë në kualifikime të tilla. Këta djelmosha dhe ne e kemi rastin që te tregojmë që vërtetë hendbolli e ka vendin në Evropë. Për momentin përgatitjet po rrjedhin jashtëzakonisht mirë, është një kënaqësi që këta djelmosha jashtëzakonisht e ndjen vetën mirë dhe nuk kemi probleme me lëndime. Kundërshtarin e njohim bukur mirë, sepse stafi që punojmë më këta djelmosha jemi të gjeneratës së vjetër. Shpresojmë se këta djelmosha do të japin maksimumin dhe të tregojnë talentin e vet dhe shpresojmë se nuk do të dëshpërojnë”, ka thënë Llazari.

Edhe trajneri i përfaqësues sonë, Taib Kabashi thotë se përgatitjet po shkojnë mirë. Ai thotë se stafi i përfaqësues së Kosovës ka punuar që gjashtë vjet për këtë ditë.

“Është ndeshje historike, sepse për herë të parë Kosova merr pjesë në garat para-kualifikuese për Kampionatin Evropian. Ne jemi duke u përgatitur dhe e kemi ditur se do të vjen kjo ditë. Ne stafi jonë që punojmë që gjashtë vjet më radhë jemi duke u përgatitur dhe e kemi ditur se do të vjen kjo ditë dhe bashkë me këta djelmoshat jemi të vetëdijshëm se çfarë na pret. Nuk është lehtë me qenë në një konkurrencën më të fortë në Evropë apo botë. Ne kemi punuar, jemi përgatitur më gjithë këta djelmosha të rinj me një moshë mesatare ndoshta 21-22 vjeç, dhe jemi të përgatitur për lojën me Rumaninë që na pret më 29 tetor dhe me 1 nëntor do të jetë revanshi”, ka theksuar Kabashi.

Optimist për një paraqitje të mirë të Kosovës në ballafaqim me Rumaninë, është shprehur edhe Enis Kabashi, njëri ndër hendbollistët më të mirë të përfaqësues sonë. Kabashi është i bindur Kosova ndaj Rumanisë do të ketë një paraqitje dinjitoze.

“Përgatitjet po shkojnë shumë mirë. Ndërkohë, po na vijnë edhe përforcimet nga jashtë, kështu që dal nga dal po kompletohemi. Ushtrimet po shkojnë shumë dhe shkojmë për një lojë sa më të mirë dhe ta përfaqësojmë Kosovën ashtu siç duhet”, ka pohuar Kabashi, i cili beson se Kosova ka potencial që të ketë paraqitje të mirë në ndeshjet ndërkombëtare. /KP/Telegrafi/ 

telegrafi sport app