Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshjen e dytë të bashkëpunimit, ku përmes kësaj marrëveshje palët kanë shprehur angazhimin e tyre për shkëmbimin e informacioneve, dokumenteve dhe punonjësve me qëllim rritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e sigurimit të depozitave.
Po ashtu, palët nënshkruese të marrëveshjes, angazhimin e tyre do ta shprehin edhe në bashkëveprim në ndërmarrjen e simulimeve të përbashkëta apo asistencës teknike në rast të ngjarjes së kompensimit, zhvillimin e konsultimeve për çështje të zhvillimit institucional, fushës së sigurimit të depozitave me theks në procesin e kompensimit, nxitjen e politikave eficiente në fushën e sigurimit të depozitave, si dhe çështje të tjera që kanë lidhje me mbështetjen e stabilitetit financiar dhe mbështetjen e njëra-tjetrës.
Drejtoresha Menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, tha se bashkëpunimi në mes të dy institucioneve është zhvilluar natyrshëm duke ndarë vizionin e njëjtë të përmbushjes së standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave.
“Marrëveshja e dytë që sot do të nënshkruhet formalizon zotimin tonë për bashkëveprim në përmbushje të standardeve ndërkombëtare në fushën e sigurimit të depozitave bazuar në energjitë e përbashkëta për ti shërbyer depozitorëve dhe stabilitetit financiar. Bazuar në këtë ne jemi në planifikim për organizimin e simulimit të përbashkët i cili do të jetë i pari i llojit të tillë në rajon”, tha Arifi-Krasniqi.
Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në Shqipëri, Genci Mamani, pas nënshkrimit të marrëveshjes së dytë tha se po finalizojnë përpjekjet e përbashkëta që kanë vetëm një qëllim, e që sipas tij është siguri për të gjithë depozituesit.
“Marrëveshja që po nënshkruajmë sot është një dëshmi e qartë e nevojës dhe vullnetit që të dy institucionet tona kanë identifikuar dhe janë të gatshme të ndërmarrin për të dërguar më tej bashkëpunimin e arritur deri tani. Ne kemi vendosur theksin të zhvillojmë stimulimet e përbashkëta për të testuar gatishmërinë operacionale por edhe spektrin rregullativ për ngjarje të mundshme kompensimi. Mendoj se ky nivel i ri i bashkëpunimit na sjell më afër objektivave tona respektive dhe do të na ndihmojë të jemi të ndërgjegjshëm për aspektet e punës sonë që ka nevojë për korrigjim, por qoftë edhe thjeshtë për përmirësim”, tha Mamani.
E, drejtoresha menaxhuese e FSDK-së, Violeta Arifi-Krasniqi, paraqiti pikat kryesore të raportit vjetor për vitin 2016 të Fondit të Sigurimit të Depozitave të Kosovës, tha se ka pasur një rritje prej 4 për qind.
“Kam kënaqësinë të ju raportoj për rritje të trendit të depozitave në total depozita një rritje prej 4 për qind ndër vite dhe trendin e rritjes së depozitave të siguruara. Kjo rritje gjithashtu shpjegohet edhe për shkak të limit të sigurimit prej 23 për qind, do të thotë dallimi është në raport me rritjen e totalit të depozitave ka të bëjë me rritjen e limit të sigurimit nga 3 mijë në 4 mijë që ka hyr në fuqi më 1 janar 2016”, tha ai.
Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave e Shqipërisë, marrëveshjen e parë e kanë nënshkruar në vitin 2014. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
India me Golden Eagle!
Ekonomia rurale, me potencial për investim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'