Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë sot se Kosova dhe Shqipëria mes vete kanë dyfishuar gjatë 2022 aktivitetet ushtarake dhe ministrore.
Mehaj në një postim në Facebook shkruan se këtë vit janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, kemi arritur që të dyfishojmë bashkëpunimin ndërushtarak, që ndër të tjera ka rezultuar me ndërtimin dhe zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të para të komponentës luftarake dhe mbështetjes luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Vetëm këtë vit, janë realizuar me dhjetëra stërvitje të përbashkëta ndërmjet njësive të forcave tokësore në nivelin taktik, prej skuadre, togu e deri te ai i kompanive për të kulmuar në proces, në të ardhmen e afërt, edhe në nivel batalioni/regjimenti.
Në këto stërvitje, për herë të parë, njësitet tona u trajnuan dhe operuan në stërvitje me mortaja të kalibrave 60 mm dhe 81 mm.
Pastaj stërvitjet e shumta të njësive tona të forcave speciale për operacione speciale dhe operacione të forcave komando.
Krahas këtyre paralelisht janë realizuar edhe dhjetra trajnime e stërvitje të shumta për komponentet tjera të mbështetjes luftarake dhe mbështetjes luftarake me shërbime.
Për herë të parë, nga viti 2021 kemi filluar edhe studimet e kadetëve tanë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në nivelin 4 vjeçar bachelor në shkencat ushtarake.
Gjithashtu kemi trefishuar numrin e nënoficerëve dhe oficerëve në shkollat profesionale komando-shtabore dhe ato të lidershipit ushtarak në institucionet arsimore ushtarake të Shqipërisë.
Nga resurset tona, vëllezërve e motrave ushtarake të Shqipërisë u kemi ofruar trajnimet në kërkim-shpëtim urban dhe ata na kanë ofruar trajnimet në kërkim-shpëtim ujor dhe zhytje.
Ka edhe shumë aktivitete tjera në funksion të shkëmbimit të eksperiencave profesionale në detyrat e lidershipit pastaj ato të planifikimit shtabor për të gjitha fushat, krahas detyrave të komandimit të njësive të të gjitha formateve.
Bashkë me Gjeneral Jasharin dhe homologët tanë Ministrin Peleshi dhe Gjeneral Kingjin dhe gjithë zyrtarë e ushtarakë tanë jemi të përkushtuar që bashkëpunimin tonë ta thellojmë edhe më tej.
Këtë vizion e mbështesim në konceptin “smart defense”, me mbështetjen dhe koordinimin e plotë me aleatin tonë jetik SHBA-në, gjithnjë në funksion të përmbushjes së misioneve tona kushtetuese, dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së vendeve tona, rajonit tonë dhe botës liridashëse dhe paqedashëse.
Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

Abazi për zhvillimet në veri: Po krijohet klimë që në zgjedhjet e ardhshme viktima Kurti të dal më i votuari

Arrestohen dy serbë në veri – policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste

Kurti arrin në Bratisllavë, pritet të flas për të ardhmen e Kosovës

Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë

Scopic Software

theMiracle AG

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër