Republika e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar.
Në emër të Republikës së Kosovës marrëveshjen e ka nënshkruar ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ndërsa nga Mbretëria e Bashkuar, ambasadori i këtij shteti në Kosovë, Nicholas Abbott.
Ministri Shala theksoi se objektivat e kësaj Marrëveshje janë rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritja e standardit të jetesës.
“Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, eliminimin e barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, përmes eliminimit të barrierave në tregti, të kontribuoj në zhvillimin dhe zgjerimin e harmonizuar të tregtisë botërore, sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregti mes të dyja vendeve dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e duhur dhe efikase të të drejtave pronësore intelektuale”, tha ministri Shala, thuhet në njoftimin për media.
Sipas Shalës, për nga aspekti i vëllimit tregtar, tregtia e Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar nuk ka aq rëndësi përmbajtjesore, sa ka rëndësi strategjike.
“Sipas të dhënave statistikore të fundit, Britania e Madhe përfaqëson rreth 3 për qind të eksporteve dhe 0.7 për qind të importeve tona. Megjithatë, rëndësia e ruajtjes së tregjeve të hapura për eksportet tona nuk mund të matet vetëm në aspektin e qarkullimit aktual tregtar, por edhe në atë potencial për rritjen e eksporteve kosovare në të ardhmen e afërt. Shkalla e rritjes së eksporteve tona në Mbretërinë e Bashkuar në të ardhmen varet nga politikat tona dhe nga veprimet e sektorit privat, por duhet ta mbajmë mundësinë të hapur”, tha Shala.
“Përveç aspektit ekonomik, nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, e cila e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, ka edhe implikime të rëndësishme diplomatike. Nënshkrimi i marrëveshjes është ri-afirmim i njohjes si shtet dhe si territor doganor i pavarur”, tha ai.
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott tha se është shumë u lumtur që kanë nënshkruar këtë marrëveshje dhe është një hap shumë i rëndësishëm në marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Kosova është shteti i parë në Ballkanin Perëndimore që po e nënshkruajmë këtë marrëveshje dhe është e rëndësishme për marrëdhëniet politike që do të vazhdojnë në mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ambasadori Abbott.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo Marrëveshje do të hyj në fuqi pas datës në të cilën Marrëveshja BE-Kosovë pushon së zbatuari në Mbretërinë e Bashkuar (marrëveshja do të hyj në fuqi pasi Mbretëria e Bashkuar të dal nga BE). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Po bëhen një vit nga hapja e librarisë më të bukur në vend: Librarisë "Dukagjini" në Prishtina Mall
Golden Eagle rrit prezencën në tregun Slloven
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia