Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të premten ka nënshkruar marrëveshje për transportin ndërkombëtar tokësor me Mbretërinë e Bashkuar.
Në njoftim bëhet e ditur se në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ka vendosur nënshkrimin zëvendësambasadori, Jacob Webber.
Ministri Abrashi falënderoi zëvendës-ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës, duke potencuar faktin se kjo marrëveshje thellon edhe më shumë bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, transportuesit janë të autorizuar të kryejnë transportin me automjete të udhëtarëve midis territoreve të palëve kontraktuese ose në transit përmes territorit të njërës prej palëve kontraktuese në përputhje me kushtet e përshkruara në dokumentin e nënshkruar.
“Më tutje, një transportues i autorizuar në territorin e një pale kontraktuese lejohet, pa u kërkuar që të marrë një autorizim për këtë qëllim sipas ligjeve dhe rregulloreve kombëtare të palës tjetër kontraktuese, të importojë përkohësisht një automjet të mallrave të zbrazët ose të ngarkuar në territor të palës tjetër kontraktuese për transportin e mallrave, duke përfshirë ngarkesat e kthimit”, thuhet në njoftim.
Marrëveshja parasheh themelimin e një Komiteti të Përbashkët të palëve kompetente, për të shqyrtuar funksionimin e marrëveshjes, përcaktimin e procedurave që rregullojnë aktivitetet e tjera të transportit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur