LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim financiar

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim financiar

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë, përmes së cilit kjo e fundit do t’i jep 60 milionë euro.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se Kosova i është mirënjohëse Gjermanisë për investimet dhe është nder që nënshkruan këtë marrëveshje.

“Është nder për mua që nënshkruaj këtë marrëveshje. Gjermania është një prej donatorëve me të mëdhenj në Kosovë, tash me ketë marrëveshje ju kemi ofruar shumës së 700 milionë eurove. Sot marrëveshja ka peshën mbi 60 milionë euro financim ku do të përfitojnë sektorët e energjisë, ambientit, arsimit, sektorët privat. Unë jam shumë mirënjohës delegacionit gjerman për këtë ndihmë dhe kontribut”, tha Hamza.


Gjermania i ndan Kosovës mbi 60 milionë euro
Lexo po ashtu Gjermania i ndan Kosovës mbi 60 milionë euro

Udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane, Dirk Schattschneider, tha se Gjermania do ta mbështesë Kosovën dhe qytetarët e saj për një jetë më të mirë.

“Fusha e dytë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik. Ne e mbështesim Kosovën, ne do të bëjmë më shumë edhe në fushën e trajnimeve. Në fushën e tretë ne mbështesim energjinë e ripërtëritshme. Kjo shërben për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve. Gjermani ka ofruar 60 milionë euro për këtë vit dhe vitin e ardhshëm për projektet që kanë të bëjnë me sektorë publik e që prekin jetën e qytetarit. Ne e mbështesim Kosovën për të krijuar kushtet për popullin e saj e sidomos për të rinjtë dhe edukimin e tyre”, tha Schattschneider. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Do të hiqen paratë e gatshme, Euro digjitale në fazën përfundimtare

Do të hiqen paratë e gatshme, Euro digjitale në fazën përfundimtare

Botë
Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Dhuroni vitrat tuaja në Islamic Relief për njërën nga 2000 familjet me jetimë

Ekonomi
Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Vizitë në Kosovë apo pushim në Shqipëri? Udhëto si king me 99esim – plot 5GB për vetëm 4.99€

Ekonomi
Pranvera në Albi Mall: Zbuloni koleksionet e reja që fymëzojnë stilin

Pranvera në Albi Mall: Zbuloni koleksionet e reja që fymëzojnë stilin

Ekonomi
Nike rihapet me konceptin “Road to Rise

Nike rihapet me konceptin “Road to Rise" në Albi Mall - ju pret një event madhështor dhe oferta ekskluzive!

Ekonomi
Nuk hahet bakllava pa arra: HAJE garanton shije dhe cilësi për Fitër Bajram

Nuk hahet bakllava pa arra: HAJE garanton shije dhe cilësi për Fitër Bajram

Ekonomi
Kalo në kategori