LAJMI I FUNDIT:

Kosova debuton në kualifikimet e Evropianit, djelmoshat tanë të gatshëm për një tjetër natë magjike në Prishtinë

Kosova debuton në kualifikimet e Evropianit, djelmoshat tanë të gatshëm për një tjetër natë magjike në Prishtinë

Morëm pjesë në kualifikimet e Kampionatit Botëror në vitin 2016, por dështuam duke arritur të marrim vetëm një pikë nga 10 ndeshje të zhvilluar.

Kosova suksesin më të madh e arriti në Ligën e Kombeve, kur arriti të triumfojë në Grupin 3 të Ligës D.


Tani Përfaqësuesja e Kosovës do të debutojë në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2020.

Dardanët janë në Grupin A së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

Pikërisht bullgarët do të jenë kundërshtari i parë i Kosovës në këto kualifikuese për Euro 2020.

Kosova vije në këtë takim pas një serie fantastike, ku në 11 ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje, duke marrë tetë fitore dhe tri barazime.

Në anën tjetër edhe bullgarët nuk janë në formë të keqe pasi në 10 takimet e fundit kanë pesë fitore, tri barazime dhe dy disfata.

Për Kosovën kjo do të jetë ndeshja e parë në Grupin A, derisa bullgarët e nisën me barazim 1-1 ndaj Malit të Zi në shtëpi takimin hapës.

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë do të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori