Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, u shpreh sot se Kosova ka ende punë për të bërë në zhvillimin e saj ekonomik dhe forcimin e paqes, ndërsa bëri thirrje për t’iu ofruar të rinjve vende pune, pasi në mungesë të tyre njerëzit po e braktisin vendin.
Ai këto komente i bëri në ceremoninë përmbyllëse të Programit të lidershipit përmes të cilit janë ofruar bursa dhe partneritet në universitetet amerikane dhe atyre të Kosovës, i mbështetur nga Qeveria amerikane dhe ajo e Kosovës.
Diplomati amerikan ka inkurajuar pjesëmarrësit e Programit të USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – Bursat dhe Partneritetet që të luajnë një rol të rëndësishëm për perspektivën e ardhshme dh t’iu prijnë ndryshimeve të rëndësishme në fushën ekonomike, politike e shoqërore.
“Duke iu falënderuar bursave të TLP-së gati 300 qytetarë kanë shkuar në SHBA dhe janë kthyer me diploma të avancuara dhe kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Të diplomuarit përmes TLP-së gjithashtu formuan inkubator ndërmarrësie që po iu ndihmon qindra studentëve për t’iu kthyer ëndrrat e tyre perëndimore të sapo themeluara në realitet. Përveç TLP-së, Universiteti i Prishtinës dhe Ministria e Arsimit kanë themeluar partneritet të ngushtë me universitetet amerikane dhe kanë ndihmuar për shkëmbimin e stafit dhe kështu ka nisur qendra për kërkim dhe zhvillim të karrierës për t’i dhënë hov resurseve për studentë dhe universitete. Shpresoj që Qeveria e Kosovës do ta marrë udhëheqjen për të siguruar qëndrueshmërinë e këtyre investimeve dhe partneritet në mbështetje të arsimit të lartë”, ka thënë ai.
Për më tepër diplomati amerikane foli edhe për sfidat me të cilat studentët e programit TLP do të përballen me ndërtimin e së ardhmes ekonomike të Kosovës, dhe gjetjen e mënyrave për tejkalimin e këtyre sfidave.
“Kur njerëzit më pyesin se pse më shumë kompani nuk hapin fabrika në Kosovë, sepse Kosova e do Amerikën, apo qeveria amerikane nuk i urdhëron ndërmarrjet për të hapur fabrikat, unë jam ai që duhet të jap lajmet e këqija, sepse amerikanët që e njohin Kosovën kanë pasur respekt dhe dashuri për këtë vend siç ndiejnë kosovarët për SHBA-në, por biznesmenët do të investojnë atje ku ka kuptim për biznes dhe pikë”, u shpreh diplomati amerikan.
Ambasadori amerikan tha se për zhbllokimin e potencialit ekonomik, Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet për t’iu ofruar të rinjve mundësi për t’i zhvilluar shkathtësitë e nevojshme për vendet e punës, reformën në sistemin e arsimit dhe mënjanimin e politikës nga sektori i arsimit.
“Drejtësia nënkupton t’iu mundësosh më shumë grave të marrin pjesë në tregun e punës dhe të kenë të njëjtat gjasa për sukses si meshkujt. Gjithashtu nënkupton mos përzierjen e politikës në procesin e punësimit. Njerëz brilant po ikin nga Kosova, sepse nuk mund të gjejnë punë nëse nuk i takojnë familjes apo partisë së duhur dhe shumë të tjerë po e shqyrtojnë ikjen”, tha ai.
Diplomati amerikan potencoi rëndësinë e vazhdimit të paqes në vend, duke thënë se ndërmarrjet nuk mund të kenë sukses pa pasur drejtësi dhe paqe të përsosur për Kosovën dhe fqinjët e saj.
Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, vlerësoi rolin e shtetit amerikan në mbështetjen si partner të Kosovës në fushën e arsimit.
Ai shtoi se duhet investuar më tepër në arsimin e lartë dhe të përmbushen standardet për të konkurruar me ekonominë e zhvilluar botërore, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar angazhimin në programi TLP edhe për pesë vjetët e ardhshme me World Learning.
Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – Bursat dhe Partneritetet, aktivitet ky pesëvjeçar ka për qëllim zhvillimin e një kuadri udhëheqësish që do t’u prinin ndryshimeve të rëndësishme në fushën ekonomike, politike dhe atë shoqërore në Kosovës, përmes bursave, zhvillimit të lidershipit dhe partneriteteve me universitetet në SHBA.
TLP u ka mundësuar 181 studentëve që të fitojnë diploma të nivelit master dhe 107 bursistëve të tjerë të përfundojnë programe të certifikimit profesional në SHBA.
Programi i USAID-it Lidershipi Transformues – Bursat dhe Partneritetet u realizua në partneritet me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ndërsa partner implementues ishte World Learning. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën