LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Përkundër që SHBA nuk pajtohet me taksën, miqësia e Kosovës me Amerikën vazhdon të jetë e fuqishme

Kosnett: Përkundër që SHBA nuk pajtohet me taksën, miqësia e Kosovës me Amerikën vazhdon të jetë e fuqishme

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për taksën dhe mos pajtimet në këtë raport me Qeverinë e Kosovës, për dialogun me Serbinë.

Kosnett ka thënë se përkundër që SHBA nuk pajtohet me taksën, miqësia e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të jetë e fuqishme.


“Mendoj se miqësia e Kosovës me SHBA është e fortë si guri dhe askush nuk duhet të dyshojë në këtë miqësi. Në të njëjtën kohë është e natyrshme që të dy qeveritë tona të kenë mospajtime ndonjëherë lidhur me ndonjë çështje politike, por kjo nuk do të thotë se miqësia jonë është në krizë.

Prapë po e them se jo vetëm në interes të Amerikës, por është edhe në interes të Kosovës është që taksa të hiqet përkohësisht, që të fillojë procesi prapë i dialogut. Më lejoni të them se në këtë drejtim kemi mospajtime me Ramush Haradinajn dhe nuk është vetëm ai nga politikanët që është në favor të takës, të mos e personalizojmë çështjen”, ka thënë Kosnett në një intervistë për rajoninpress.

Kosnett ka theksuar se Kosova duhet ta suspendojë taksën, në mënyrë që  ta sjell Serbinë në tavolinën e dialogut.

“Mendojmë se dialogu është përfitim i Kosovës, i Serbisë, por edhe i SHBA-së, dhe për këtë arsye ne shqetësohemi lidhur me këtë çështje. Kjo edhe është arsyeja që mendojmë se taksa paraqet një shenjë të madhe të mospajtimit sa i përket qeverisë kosovare dhe administratës së SHBA-ve, por kjo nuk nënkupton që miqësia është në krizë.

Nganjëherë njerëzit më pyesin e pse duhet të ndodhë dialogu dhe unë u them se përmirësimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi do ta mundësojë një të ardhme më të mirë ekonomike për Kosovën dhe do të sjell drejtësinë, por edhe në përgjithësi do të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet vet popullit të Kosovës, sepse nëse nuk ka vazhdim të dialogut do të shohim më pak zhvillim në të gjitha këto çështje”, ka thënë Kosnett./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori