LAJMI I FUNDIT:

KosLift hapë thirrje shtesë për të ofruar kurse online falas për studentët e Universiteteve publike dhe RIT Kosovë (A.U.K) 

KosLift hapë thirrje shtesë për të ofruar kurse online falas për studentët e Universiteteve publike dhe RIT Kosovë (A.U.K) 

Projekti KosLift është lansuar me datë 12 dhjetor 2018, dhe që prej atëherë ka pranuar më shumë se 1200 aplikime nga studentë të universiteteve të Kosovës, si dhe ka përfshirë numër të madh të profesorëve, instruktorëve, mentorëve, specialistëve të fushave të ndryshme, si dhe rreth 20 biznese vendore nga fushat e teknologjisë informative, energjetikës dhe prodhimtarisë.

Projekti KosLift ofron FALAS 11 kurse online për studentët që janë pjesë e programit. Këto kurse ofrojnë njohuri nga fusha të ndryshme, dhe synojnë që të formësojnë të menduarit e një individi, duke e përmirësuar mendimin kritik dhe kreativ, punën në ekip, kuptimin e vetes, definimin e karrierës, menaxhimin e projekteve, hulumtimin, por edhe duke ngritur shkathtësi të reja teknike siç janë mësimi i gjuhëve programuese, dizajni dhe kodimi. Kurset janë konstruktuar dhe përgatitur nga profesionistë të fushave përkatëse, dhe përmbajnë në vete kuize, detyra, video dhe shembuj të ndryshëm, që ju ndihmojnë studentëve për ta kuptuar më mirë materialin e trajnimit.


Pas përfundimit me sukses të të gjitha kurseve online, studentët e suksesshëm kanë mundësi të ndjekin FALAS dy trajnime intenzive, kryesisht nga fusha e programimit, por edhe menaxhmenti dhe mediat sociale.

Këto trajnime ofrohen nga instruktorë profesional që kanë bashkëpunim të rregullt me RIT Kosovë (A.U.K)/AUK TDI.Dhe në fazën e fundit, studentët e kanë mundësinë të jenë pjesë e garës Sfida e Dizajnit, ku në grup me kolegë dhe shokë e shoqe nga universiteti, munden të punojnë në probleme dhe sfida të përditshme të bizneseve kosovare nga fushat e prodhimtarisë, energjetikës apo teknologjisë informative. Kjo garë ju hapë studentëve rrugë edhe për punë praktike në këto biznese, përveç mundësisë për fitim të grantit deri në 2,000 EUR si ekip.

Thirrja e fundit e projektit KosLift për aplikime ka përfunduar me 26 mars, dhe vetëm me këtë thirrje mbi 300 studentë janë regjistruar në platformën e kurseve online. Ndërsa që nga fillimi i punës së projektit, rreth 900 studentë janë regjistruar në platformën e kurseve online.

Duke e marrë parasysh gjendjen shoqërore të imponuar nga COVID-19 si dhe kërkesën e madhe nga studentët e universitetit për të qenë pjesë e kurseve online të projektit KosLift, thirrja e katërt për aplikime është hapur me 20 prill, për të gjithë ata/o studentë/e që nuk kanë pasë mundësi që të aplikojnë asnjëherë deri më tani për të qenë pjesë e projektit KosLift.

Si më herët, të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Universitetit të Kosovës.

Aplikimi mund të bëhet deri më 20 maj 2020 në https://koslift.org/apply-now/

Projekti KosLift mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe implementohet nga IPKO Foundation dhe AUK TDI/RIT Kosovë (A.U.K)

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori