LAJMI I FUNDIT:

Korrigjimi i gabimeve në tabelat rrugore në Shkup do të fillojë pas muajit mars

Korrigjimi i gabimeve në tabelat rrugore në Shkup do të fillojë pas muajit mars

Gabimet drejtshkrimore në tabelat e komunikacionit në Qytetin e Shkupit të cilat i detektoi Alsat-M, do të fillojnë të korrigjohen pas muajit mars. Kështu thotë drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët” të Qytetit të Shkupit Senad Smajllagiç, i cili ka punësuar një përkthyes me çka do të sigurohet se më nuk do të përsëriten gabime të tilla. Smajllagiç thotë se këta probleme i ka trashëguar dhe se do mundohet që të t’i sanojë të gjitha që janë nën kompetenca të ndërmarrjes që drejton.

“Ne kemi nënshkruar një marrëveshje për përkthim simultan prej maqedonishtes në shqip. Ja kjo që po e mbaj në duar është marrëveshja dhe e njëjta është në fuqi. Kështu që ne në të ardhmen do të kemi organ përgjegjës i cili do të mbajë përgjegjësi për përkthimet nga maqedonishtja në shqip. Nga muaji mars fillon sezoni pranverorë siç janë lyerja e rrugëve dhe vendosja e shenjave të reja duke i zëvendësuar ata që janë të thyera dhe ata që duhet të përmirësohen”, deklaroi Senad Smajllagiç, Drejtor i NP “Rrugët” – Qyteti Shkup.


Drejtori Smajllagiç shpjegon se vetëm në rrugët kryesore të Qytetit të Shkupit është e paraparë që tabelat sinjalizuese të jenë në dygjuhësore. Ata dytësore, do të varen nga përkatësitë etnike që përbëjnë komunën ku jetojnë. Pra secila përkatësi etnike që përbën së paku 20% të ndonjë komunës, gëzon të drejtën që shenjat sinjalizuese të trafikut të jenë të shtypura në gjuhën Maqedonase dhe gjuhën e tyre.

“Për dygjuhësi, në territorin e Qytetit të Shkupit janë vetëm tabelat në rrugët kryesore. Ndërsa rrugët dytësore janë nën kompetenca të komunave. Ja për shembull në Komunën e Çairit ka tabela edhe në shqip sepse vlen rregullativa e 20% të dygjuhësisë ndërsa në Komunën Qendër nuk është. Kjo shkakton konfuzion”, tha Senad Smajllagiç, Drejtor i NP “Rrugët” – Shkup.

Problemi me gabimet drejtshkrimore nëpër udhërrëfyes daton që nga fillimi i përdorimit të gjuhës shqipe në shenjat e komunikacionit. Problem në vete është edhe diskriminimi që bëhet duke fshirë vetëm mbishkrimet në gjuhën shqipe nëpër udhërrëfyesit që gjenden brenda dhe jashtë Qytetit të Shkupit.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori