LAJMI I FUNDIT:

Kori Siparantum më 10 shkurt ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë “Berlin Philharmonie”

Kori Siparantum më 10 shkurt ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë “Berlin Philharmonie”

Kori Siparantum po shënon suksese të jashtëzakonshme në skenën e muzikës ndërkombëtare.

Ata padyshim janë një nga ansamblet kryesore bashkëkohore shqiptare.


Turne koncertesh në shumë vende evropiane dhe ftesat në festivale kryesore muzikore e kanë bërë ansamblin si ambasador kulturor për Republikën e Kosovës.

Foto: Kori Simparantum/Facebook

Këtë herë Kori Siparantum po bëjnë një tjetër hap madhor në skenën ndërkombëtare.

Me datën 10 shkurt, Kori Siparantum do të ngjitet në skenën më të rëndësishme të muzikës në botë, BERLIN PHILHARMONIE.

Kori Siparantum fiton në kategorinë më të vështirë të Festivalit “Lisbon Sings”
Lexo po ashtu Kori Siparantum fiton në kategorinë më të vështirë të Festivalit “Lisbon Sings”

Filharmonia e Berlinit i përkushton për herë të parë një koncert të plotë muzikës nga Kosova, me ftesën për Korin Siparantum.

Gjithë bashkatdhetarët shqiptarët që jetojnë në Gjermani, kanë mundësinë që të shijojnë këtë koncert madhështor të Korit Siparantum.

Kështu kanë bërë të ditur Kori Siparantum përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook teksa kanë falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Komuna Pejë, Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, Ambasadën e Zvicrës, dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo, Choral Space.

Në postimin në Facebook gjithashtu janë publikuar detajet rreth mbajtjes së koncertit dhe ‘linku’ për blerjen e biletave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori