LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore thotë se SHBA po kërkon arsye për krijimin e një aleance ushtarake në Azi

Koreja Veriore thotë se SHBA po kërkon arsye për krijimin e një aleance ushtarake në Azi

Koreja Veriore ka kritikuar një marrëveshje të arritur në mes të SHBA-ve, Koresë Jugore dhe Japonisë, ku synohet që të forcohet bashkëpunimi ushtarak, duke thënë se kjo marrëveshje është pjesë e planit të SHBA-ve për krijimin e një aleance ushtarake si NATO në atë rajon.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Koresë Veriore, e tha këtë pas një pyetje nga KCNA, raportojnë nga agjencia shtetërore e lajmeve.


“Shihet qartë se synimi real i SHBA-ve me përhapjen e thashethemeve të një kërcënimi nga Koreja Veriore, është që të sigurojë një arsye për krijimin e një supremacie ushtarake në rajonin e Azi-Paqësorit”, tha zëdhënësi i ushtrisë, transmeton Telegrafi.

“Situata aktuale kërkon urgjentisht për ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të vendit për të përballuar përkeqësimin në ngritje të situatës së sigurisë”, shtoi tutje zëdhënësi.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, kryeministri japonez Fumio Kishida dhe presidenti koreano jugor Yoon Suk-yeol, u takuan në samitin e NATO-s javën e kaluar dhe ranë dakord se progresi i Koresë Veriore dhe testimet e tyre raketore dhe nukleare përbëjnë një kërcënim serioz jo vetëm për gadishullin korean, por edhe për Azinë Lindore dhe pjesën tjetër të botës.

Ata thanë se do të kërkojnë për masa shtesë për përforcimin e “parandalimit të zgjerimit” ndaj Koresë Veriore.

Gjatë këtij viti Koreja Veriore ka kryer teste raketore me një ritëm të paprecedentë, dhe se nga disa besohet se ata po përgatiten edhe për një test tjetër nuklear. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Deklarata skandaloze e Millorad Dodikut nga Rusia: Nuk duam ta ndajmë ajrin me boshnjakët

Bosnja
Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Sunak do të shpallë paketën më të madhe të ndihmës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën

Botë
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Kalo në kategori