eksperti-banner

Koreja e Veriut ka publikuar një video propagandistike, e cila simulon një sulm të shumëfishtë raketor ndaj shtëpisë së presidentit të Koresë së Jugut, e njohur ndryshe si “Blue House” dhe ndërtesave tjera qeveritare.

Videoja e titulluar “Nëse Koreja e Jugut vepron në përputhje me ultimatumin tonë”, duket se përdor pamje të vjetra të ushtrisë së Koresë së Veriut, të cilët me tanke dhe me breshri plumbash i vërsulen Koresë së Jugut”, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, në videon e realizuar me kompjuter, Blue House (Cheong Wa Dae) ku jeton presidenti i Koresë së Jugut, goditet nga disa raketa.

Videoja e publikuar nga faqja zyrtare DPRK Today, përfundon me një paralajmërim, “çdo gjë do të kthehet në hi”. /Telegrafi/