LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut thotë se ka filluar “operacionet satelitore të spiunazhit“

Koreja e Veriut thotë se ka filluar “operacionet satelitore të spiunazhit“

Koreja e Veriut ka filluar operacionet e zbulimit satelitor, tha të dielën Agjencia Shtetërore e Lajmeve (KCNA), pasi vendi lëshoi satelitin e parë ushtarak spiun muajin e kaluar.

Siç bëhet e ditur nga mediat, Koreja e Veriut e lëshoi me sukses satelitin e parë të saj spiun ushtarak më 21 nëntor, nga i cili u pretendua se u transmetuan foto të Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit, bazave ushtarake amerikane dhe “rajoneve që synon” në Korenë e Jugut.


Në një artikull të veçantë të transmetuar nga KCNA të dielën, një komentator i paidentifikuar ushtarak i Koresë së Veriut, tha se Jugu fajësohet për prishjen e marrëveshjes së tyre të ndërtimit të besimit ushtarak, duke justifikuar kështu lëshimin e satelitit spiun.

Kryetari i Shtabit të Përbashkët (JCS) të Koresë së Jugut, Kim Myung-soo, të shtunën vizitoi njësitë e vijës së parë pranë kufirit me Veriun, për të vlerësuar pozicionin e gatishmërisë, për shkak të tensioneve të arritura.

Ndryshe, ushtarët e Koresë së Veriut, sollën armë të rënda në kufirin e Zonës së Çmilitarizuar (DMZ), pasi qyteti i Seulit pezulloi një pjesë të një marrëveshjeje ushtarake të vitit 2018 midis dy Koreve.

Ndërkohë të premten, një raketë SpaceX Falcon 9, dërgoi në orbitë satelitin e parë spiun të Koresë së Jugut nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg të Kalifornisë.

Koreja e Jugut ka lidhur kontratë me kompani amerikane, për të lëshuar gjithsej pesë satelitë spiun deri në vitin 2025, në përpjekje për të përshpejtuar qëllimin e saj për të pasur nën vëzhgim gadishullin Korean. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori