LAJMI I FUNDIT:

“Kooperativa” starton nesër në orën 00:00 në RTK 1, nëntë banorët e parë do të sprovojnë veten në jetesë primitive (Foto)

“Kooperativa” starton nesër në orën 00:00 në RTK 1, nëntë banorët e parë do të sprovojnë veten në jetesë primitive (Foto)

“Kooperativa”, një ‘reality show’, i cili për bazë ka aksion humanitar, nesër (e mërkurë) do të startojë me emisionin e parë në orën 00:00 në RTK 1, ndërsa prej ditës tjetër, çdo minutë e sekondë të spektaklit do të mund ta ndiqni në kanalin RTK 3.

Ky spektakël mbështet në inciativën e ndërmarrë për të ndihmuar familje skamnore, ndërsa në këtë projekt mbështetës është dhe portali Telegrafi.


“Kooperativa Show” ka zhvillimin e tij në një regjion të Mitrovicës, ku do të jenë 18 pjesëmarrës nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, që do të vendosen në oborrin një familje skamnore, dhe do të jetojnë në kushte primitive për shtatë javë, ndërsa gjatë kësaj kohe do të ndërtojnë shtëpinë e asaj familje.

Hapësira ku do të zhvillohet “Kooperativa Reallity Show”

Në një prononcim për Telegrafin, moderatori i emisionit Gent Efendia ka zbuluar disa nga detajet këtij spektakli human:

“Është një sipërfaqe prej gjithsej 10 hektarë, nga ku 18 banorë, do të jetojnë në kushte primitive në kontenjerë, ndërsa gjatë periudhës shtatë javore do të ndërtojnë shtëpinë e familjes skamnore. Nesër (e mërkurë) do të futen nëntë banorët e parë nën shoqërimin e arkitektit dhe inspektorit, ndërsa më në javën në vazhdim do të vijnë tjerët. Orari i transmetimit është në orën 00:00 në RTK 1, ndërsa transmetim 24 orësh do ta ketë në kanalin RTK 3”, tha Efendia për Telegrafin.

Brenda shtëpisë ku do të banojnë garuesit e spektaklit 'Kooperativa' (Foto)
Lexo po ashtu Brenda shtëpisë ku do të banojnë garuesit e spektaklit 'Kooperativa' (Foto)

Një e veçantë tjetër për këtë spektakël do të jetë influencimi i emrave të njohur nga fusha të ndryshme, të cilët do të vijnë herë pas here për vizitë në “Kooperativa”.

“Çdo javë do të ketë nga një të ftuar special VIP, i cili do të vizitojë banorët dhe do të ndjek punimet. Edhe emisionin do ta zhvillojmë në kushte primitive, pra nuk kemi skenografi, pasi duam që çdo gjë të dalë sa më reale lidhur me temën që ne prekim. Bashkë-moderator me mua besoj tani më e dini është Vesel Kurtishaj, fituesi i Big Brother Albania”, përfundoi për Telegrafin Gent Efendia, moderator i emisionit.

Befasia e publikut lidhur me këtë spektakël ‘shuhet’ nesër (e mërkurë) me fillimin e episodit të parë të “Kooperativa”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori