LAJMI I FUNDIT:

Konusheci do të bëhet me urë

Konusheci do të bëhet me urë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Konushec, ku ka përcjellë nga afër punimet në ndërtimin e urës mbi lumë.

Komuna e Podujevës edhe sivjet po vazhdon me ndërtimin e infrastrukturës rrugore e në kuadër, të kësaj edhe të urave në lokalitete dhe vendbanime të ndryshme.
Në kuadër të projekteve të planifikuara me buxhetin e këtij viti Komuna është duke ndërtuar urën mbi lumë në fshatin Konushec. Për të përcjellë nga afër punimet në Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Faik Muçiqi, ka vizituar sot këtë fshat ku ndërtimi i urës është në fazën përfundimtare.


Me këtë rast Veliu tha se ndërtimi i infrastrukturës rrugore, pra dhe urave, vazhdon të jetë prioritet në investimet kapitale.“Kjo është ura e parë që po ndërtojmë sivjet, kurse me projektet e miratuara buxhetore, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti kemi planifikuar të ndërtojmë edhe tri ura të tjera”, tha kryetari Veliu.

Brenda një periudhe të shkurtër kohore pritet të fillojë ndërtimi i urës mbi lumin Llap në Parkun e qytetit në Podujevë dhe urave në Dvorishtë dhe Pakashticë e Epërme.

Ndërtimi i urës në Konushec bëhet pasi vërshimet e vitit të kaluar kishin dëmtuar urën e vjetër. /Telegrafi/