LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandoi teste për COVID-19, Gjykata ia cakton masën e paraburgimit

Kontrabandoi teste për COVID-19, Gjykata ia cakton masën e paraburgimit
Foto: Arkiv

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D.M, i dyshuar për kontrabandim të testeve COVID-19.

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, për sigurimin e pranisë së të pandehurit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale.


“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri duke qenë në njohuri me situatën e përgjithshme shoqërore të krijuar me pandeminë COVID-19 dhe shqetësimin e madh të krijuar tek qytetarët, i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për veti apo për personin tjetër, ka kontrabanduar mallra me automjetin e tij, ashtu që pas ndalimit nga ana e Policisë së Kosovës në pikën kufitare të Muçibabës, dhe gjatë kontrollimit të tij, të njëjtit i ishin gjetur 930 copë teste VIDAS-STR për COVID-19 dhe pjesët përcjellëse si: 12 teste shishe të mëdha, 25 copë teste shishe me kapak të kuqë, 50 copë teste shishe me kapak të bardhë, 31 copë teste qese alumini dhe 21 copë ftohësa të ndryshëm për teste Covid-19, e për të cilat i njëjti nuk ka poseduar asnjë lloj të dokumentacionit përcjellës mbi origjinën e tyre, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga territori i Serbisë”, thuhet në njoftim.

Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale ‘kontrabandimi i mallrave’’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori