Konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të çojë në efekte anësore, pesë shenja që tregojnë se po e teproni

Shpesh mund të dëgjoni se karbohidratet janë ‘armiqtë’ më të mëdhenj të njerëzve që duan të humbin peshë, por ato në fakt janë të nevojshme për trupin e njeriut pasi e furnizojnë me energji. Megjithatë, marrja e tepërt e karbohidrateve mund të çojë në disa efekte anësore
Sipas dietologes Juliana Dewsnap, karbohidratet komplekse janë shumë të dëshirueshme në dietë dhe kërkojnë më shumë energji dhe kohë për t’u shpërbërë në sheqer për energji.
Shumë karbohidrate komplekse janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe lëndëve ushqyese që nxisin humbjen e peshës, ngopjen dhe shëndetin e zorrëve. Megjithatë, është më e rëndësishme të përqendrohemi te cilësia e karbohidrateve sesa te sasia, pasi kjo mund të çojë në një sërë simptomash të pakëndshme, transmeton Telegrafi.
Jeni të fryrë
Nëse jeni vazhdimisht të fryrë, karbohidratet mund të jenë shkaku – pohon infermieria Marina Yuabova për LiveStrong. Sheqeri nga karbohidratet mund ta zvogëlojë shumëllojshmërinë e baktereve të shëndetshme në zorrë duke e bërë sistemin e tretjes të ngadaltë, gjë që më pas krijon fryrje.
Përveç kësaj, sipas Shoqatës Kanadeze të Kërkimeve Intestinale, bakteret në zorrë fermentojnë fibra, niseshte dhe disa sheqerna, të cilat prodhojnë komponime të gazta në trup. Kjo ndodh më shpesh kur konsumojmë karbohidrate të rafinuara.
Jeni duke shtuar në peshë
Ngrënia e tepërt e karbohidrateve mund të çojë në kalori të tepërta, pasi ushqimet me shumë karbohidrate shpesh janë të pasura me yndyrë. Ushqimet e ëmbla, përveç karbohidrateve, kryesisht përmbajnë sasi të mëdha yndyre, të cilat janë dukshëm kalorike. Përveç kësaj, njerëzit shpesh hanë karbohidrate, si patate me salca të ndryshme me shumë kalori.
Keni akne
Edhe pse aknet shfaqen gjatë pubertetit, shumë të rritur kanë probleme me këtë fenomen të pakëndshëm. Aknet mund të shkaktohen nga gjenetika dhe hormonet, por mund të jenë gjithashtu një shenjë se po hamë shumë karbohidrate. Sheqernat nga karbohidratet rrisin prodhimin e androgjeneve, të cilat janë të lidhura me aknet hormonale.
Një hulumtim i vitit 2014 në Drugs and Dermatology nxjerr në pah lidhjen midis karbohidrateve të rafinuara dhe akneve. Studiuesit rekomandojnë reduktimin e konsumit të ushqimeve me indeks të lartë glikemik, të cilat përfshijnë disa drithëra, bukë, oriz dhe fruta, si pjepër dhe shalqi (të cilat mund t’i zëvendësoni me opsione më të ulëta të indeksit glikemik: perime dhe fruta pa niseshte, si mollët dhe portokallet.
Keni probleme me gjumin
Ngrënia e karbohidrateve kërkon që trupi juaj të punojë dhe ta përpunojë sheqerin, kështu që nëse i hani ato para gjumit, po i kërkoni organizmit të punojë dhe jo të pushojë.
Nga ana tjetër, karbohidratet mund ta përshpejtojnë gjendjen e përgjumur – veçanërisht ato me indeks të lartë glikemik, sipas një studimi të vitit 2014 në Sports Medicine. Nëse jeni nga ata që hanë natën vonë dhe po luftoni për të fjetur, provoni t’i jepni vetes një ndërprerje më të hershme në mënyrë që organizmi të ketë kohë të mjaftueshme për t’i përpunuar ushqimet para se të kalojë në modalitetin e pushimit.
Jeni të lodhur gjatë gjithë kohës
Nëse ndiheni veçanërisht të lodhur, karbohidratet mund të kontribuojnë në atë gjendje letargjike. E ashtuquajtura mjegulla e trurit dhe dhimbja e kokës janë gjithashtu simptoma të konsumit të tepërt të karbohidrateve. Kur zgjidhni një vakt me bazë karbohidratesh, është e rëndësishme ta kombinoni me lëndë ushqyese të tjera, si proteinat dhe yndyrat e shëndetshme.
Sipas Sanford Health, ngrënia e shumë karbohidrateve mund ta rritë sheqerin në gjak dhe të shkaktojë një rënie që ju bën të ndiheni të plogësht. Për ta shmangur rënien, konsumoni karbohidrate me lëndë të tjera ushqyese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gruaja e Bezosit e tregoi me krenari “gotën” që kushton gati 5.000 euro

Pa toptha dhe ngjitje: Patjetër përdoreni këtë truk për vendosjen e maskarës

Fustane të përsosura për dasma: Dy ngjyra janë veçanërisht moderne dhe dekolteja po rikthehet gjithashtu

Mund ta realizojë kushdo: Truku për një grim të lehtë dhe të shpejtë të syve bëhet viral

Shtatë gjërat që bëjnë foshnjat në barkun e nënës

Sheikha Moza, në moshën 65-vjeçare, mahniti në ekspozitën e dedikuar modës

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë