LAJMI I FUNDIT:

Konsumi i madh i drogës në Prishtinë, flet kryeprokurori i Prishtinës

Konsumi i madh i drogës në Prishtinë, flet kryeprokurori i Prishtinës

Kryeprokurori i ri i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka folur edhe lidhur me konsumin e madh të drogës në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo është një barrë e madhe në shoqërinë tonë dhe sipas tij vetëm një veprim hetimor i Prokurorisë nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar çdo lloj aktiviteti me narkotikë.


Gashi tha se në këtë pjesë ndikojnë edhe faktor të tjerë, përpos detyrave dhe përgjegjësive që kanë forcat e rendit dhe organet e drejtësisë.

Kryeprokurori tha se Prokuroria e Prishtinës i trajton me seriozitet të madh këto raste dhe sipas tij ka shumë aktakuza në raste të tilla.

“Problem i theksuar është që rezultatet e ekzaminimeve në të cilat ne hasim në vështirësi nga ana e Policisë, Forenzikës, të cilët për shkak të numrit të madh të kërkesave të policisë ata nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm që t’i përfundojnë ato lëndë” – u shpreh Gashi në një intervistë në KallxoPernime.

Ai tha se për shkak të rezultateve që po vonojmë, Prokuroria nuk po mund t’i procedoj rastet tutje.

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori