LAJMI I FUNDIT:

Konstatohet ndërprerja e mandatit, prokurorët e PSP-së rikthehen në vendet e vjetra të punës

Konstatohet ndërprerja e mandatit, prokurorët e PSP-së rikthehen në vendet e vjetra të punës

Këshilli i Prokurorëve Publik sot ka konstatuar ndërprerjen e mandatit të prokurorëve të PSP-së.

Kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, pas seancës deklaroi se prokurorët e deritanishëm të PSP do të kthehen në vendet e vjetra të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Kështu Fatime Fetai, Lençe Ristovska, Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro kthehen në Prokurorinë në Shkup, derisa Burim Rustemi në Prokurorinë e Kumanovës, Elizabeta Josifovska në atë të Gostivarit dhe Stevço Donev në Koçan.

Ekipin e Janevës i cili u formua në tetor të vitit 2015, e përbënin Lile Stefanova, Fatime Fetai, Lence Ristovska, Artan Ajro, Burim Rustemi, Gavril Bubevski, Ljubomir Lape, Stefço Donev, Trajçe Pelivanov dhe Elizabeta Josofovska.

Në fillim të vitit 2016, megjithëse fillimisht e zgjedhur, Janeva kërkoi që të largohen prokurorët Maria Gjorgeva dhe Lejla Kadriu.

Ndryshe, të shtunën me vendim unanim Kuvendi dhe Këshilli i Prokurorëve e shkarkuan nga detyre kryeprokuroren Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuar në rastin “Haraçi”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori