LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Nëse preket territori i Kosovës do të ketë protesta, një marrëveshje e tillë nuk kalon (Video)

Konjufca: Nëse preket territori i Kosovës do të ketë protesta, një marrëveshje e tillë nuk kalon (Video)

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth procesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes përfundimtare.

Konjufca ka thënë se në asnjë mënyrë nuk bënë të ketë korrigjim apo shkëmbim territoresh, dhe në rast se një gjë e tillë ndodh, atëherë VV-ja nuk do të rri duarkryq.


“Nëse preket territori Kosovës do të ketë protesta, kjo është më e pakta që mundemi me bo. Nëse ka një marrëveshje për shkëmbim territoresh atëherë presidenti Thaçi është më mirë me marr atë marrëveshje me shti në xhep e me ik prej Kosove, sepse një marrëveshje e tillë nuk kalon, dhe këtu VV-ja s’ka çka me prit”, ka thënë Konjufca.

Ai ka theksuar se është mirë që të gjitha partitë t’i bashkojnë forcat dhe të dalin nga “thesi” që i ka futur presidenti Hashim Thaçi.

“Kemi nevojë për masa emergjente për me shpëtua prej asaj kornize që na ka fut presidenti. Të gjitha partitë duhet mi bashku forcat politike që me dalë prej thesit që na ka fut presidenti, thes ky i rrezikshëm që cenon shtetin e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca gjatë intervsitës në Telegrafi.com

Ai ka propozuar edhe nxjerrjen e një dokumenti nga Kuvendi i Kosovës, ku të gjitha partitë politike dakordohen që presidenti Hashim Thaçi të mos mund të negocioj më në emër të Kosovës për asgjë.

“Territori i Kosovës është i panegociushem, presidenti ka hyrë në një veprim të tillë dhe parlamenti merr vendim që gjithçka që ai ka diskutuar kthehet në pikën 0 dhe ky njeri nuk mund të flasë më në emër të Kosovës”, u shpreh Konjufca.

Tutje Konjufca ka folur edhe për çështjen e buxhetit, kërkesat e PSD-së si dhe për zgjedhjet e mundshme në vend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori