LAJMI I FUNDIT:

Kongresisti amerikan për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve: Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit, serbët e poshtër

Kongresisti amerikan për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve: Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit, serbët e poshtër

Kongresisti amerikan, Tim Burchett, përmes një shkrimi në Twitter, me 30 prill, kishte thënë se ka takuar ish presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për krimet serbe gjatë luftës së fundit.

“Kam pasur një bisedë të mirë me ish- presidenten e Kosovës për krimet e luftës që janë kryer nga serbët e (paskrupullt, poshtër) dhe askush nuk është i gatshëm t’i dënojë”, ka thënë kongresisti.


Kjo ka bërë që të reagojnë serbët, duke i komentuar vazhdimisht kongresistit Burchett në Twitter.

Po ashtu edhe mediet serbe kanë reaguar me shkrime për kongresistin republikan.

Gazeta beogradase Blic, ka shkruar se kongresisti amerikan ka folur për ato çfarë, Jahjaga i ka thënë atij për krimet serbe ndaj shqiptarëve.

Kongresisti, ka bërë edhe një video-xhirim që po ashtu e ka hedhur në Twitter, ku ka folur për takimin me Jahjagen, të cilën ai e ka lavdëruar.

“Jahjaga më tregoi krimet e luftës, në veçanti dhunën seksuale dhe është me të vërtetë e tmerrshme. Të gjithë po punojnë për t’i vënë para gjyqit ata. Ata s’kanë guxim. Shpresoj të ketë më shumë presion mbi ta”, ka thënë Tim Burchett./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori