LAJMI I FUNDIT:

Konflikti verbal Sllaveski-Arsovska do të shqyrtohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Konflikti verbal Sllaveski-Arsovska do të shqyrtohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Inspektorati në ministrinë për vetëqeverisje lokale do të analizojë rastin e konfliktit verbal në një nga seancat e fundit të Qytetit të Shkupit mes kryetarit të Këshillit, Trajko Sllaveski dhe kryetares së Qytetit, Danella Arsovska. Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Risto Penov, tha se me rëndësi është të mos dëmtohen qytetarët.

Kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska, në një nga seancat e kaluara të Këshillit të Qytetit të Shkupit, thirri policinë dhe e njoftoi kryetarin e Këshillit, Trajko Sllaveski, se e ka vjedhur mikrofonin që qëndronte në foltore, gjë që çoi në përplasje verbale mes tyre. Sllaveski i bëri thirrje Inspektoratit për duhan vendor që të intervenojë pasi kryetari i Shkupit ia hoqi butonin për ndezjen dhe fikjen e mikrofonit të kryetarit të këshillit, njofton Alsat-M.


“Edhe unë personalisht kam komunikuar edhe me kryetaren e Qytetit edhe me kryetarin e këshillit. Sot do të kem edhe një takim. Edhe atjr qëllimi ynë është që qytetarët të mos pësojnë. Atje ku ka probleme për realizimin e projekteve të kyçemi që t’i tejkalojmë, që projektet të realizohen dhe qytetarët të kenë kushte më të mira për jetesë”, deklaroi Risto Penov- ministër për Vetëqeverisje Lokale.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori