LAJMI I FUNDIT:

Konflikti në Gaza: 28 palestinezë dhe dy izraelitë të vrarë

Konflikti në Gaza: 28 palestinezë dhe dy izraelitë të vrarë

Shkëmbimet e mëdha të zjarrit midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdojnë, me të paktën 30 persona të vrarë në Gaza dhe Izrael.

Militantët kanë qëlluar më shumë se 400 raketa drejt Izraelit që nga e hëna në mbrëmje, duke vrarë dy izraelitë.
Izraeli thotë se si kundër përgjigje goditi 150 objektiva në Gaza. Zyrtarët shëndetësorë atje thonë se 28 palestinezë u vranë, raporton bbc.


Komuniteti ndërkombëtar u ka kërkuar të dy palëve t’i japin fund përshkallëzimit, i cili pason ditët e trazirave në Jeruzalem.

Netanyahu: Izraeli do të shtojë sulmet në Gaza
Lexo po ashtu Netanyahu: Izraeli do të shtojë sulmet në Gaza

Grupi militant Hamas, i cili kontrollon Gaza, tha se po vepronte për të mbrojtur xhaminë al-Aqsa të Jeruzalemit nga “agresioni dhe terrorizmi” izraelit pasi vendi, i cili është i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë, pa të hënën përplasje midis policisë izraelite dhe palestinezëve që u larguan qindra të plagosur.

Ndryshe, kryeministri izraelit, Benjamin Netantahu deklaroi se do të pvrgjigjen si asnjëherë më parë ndaj palestinezëve. /Telegrafi/