LAJMI I FUNDIT:

Konflikti në “Facebook” për një vajzë: Mori hak pasi doli nga koma, rrëfen si e vrau 18-vjeçarin në lokal

Konflikti në “Facebook” për një vajzë: Mori hak pasi doli nga koma, rrëfen si e vrau 18-vjeçarin në lokal

Një ditë pas krimit në Pogradec, autori ka pranuar se ka qenë ai që e ka ekzekutuar me armë 18-vjeçarin Fabio Hilën.

Autori Fabian Muçllari ka treguar detaje nga gjithë sa ndodhi dje në një lokal në Pogradec, finalizuar me vdekjen e adoleshentit.


Vrasja në Pogradec, vendi ku i riu ekzekutoi bashkëmoshatarin (Video)
Lexo po ashtu Vrasja në Pogradec, vendi ku i riu ekzekutoi bashkëmoshatarin (Video)

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se ai ka thënë se armën e krimit e mbante të groposur në një vend jashtë shtëpisë dhe dje, pas sherrit e nxori që aty dhe e mori me vete.

Ai tregon se me Fabion ishin zënë për një femër në Facebook dhe më pas edhe në telefon. Sherri i fundit ishte bërë në telefon, ku u shanë me fjalë fyese.

“Mora armën dhe shkova i vetëm në lokalin ku ishte ai dhe e vrava” –ka thënë autori.

Autori mori hak pasi doli nga koma

Por “abcnews” shkruan se autori kishte marrë hak pasi doli nga koma.

Adoleshentët ishin rrahur dy muaj më parë dhe autori i djeshëm kishte përfunduar në spital në Tiranë.

Tragjedia shqiptare pas një konflikti në “Facebook” për një vajzë: E mbylli në lokal, pastaj e vrau 17-vjeçarin
Lexo po ashtu Tragjedia shqiptare pas një konflikti në “Facebook” për një vajzë: E mbylli në lokal, pastaj e vrau 17-vjeçarin

Autori i vrasjes se Fabio Hiles ka qenë i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të një plage në koke pas sherrit dy muaj më parë me viktimën e së martës.

Ditët e para Fabian Muçllari ra në koma, por më pas gjendja e tij erdhi në përmirësim. Dy të rinjtë ishin zënë për një vajzë në ambientet jashtë një diskoje në Pogradec.

Atëkohë Fabio i kërkoi 18 vjeçarit nga Verdova të mos i ngacmonte kushërirën e tij në Facebook.

Kërcënimet u pasuan edhe me goditje me dru në kokë dhe Muçllari përfundoi në spital.

Policia nuk e regjistroi këtë ngjarje, e cila do të pasohej me hakmarrjen e frikshme të martën në qendër të qytetit të Pogradecit.