LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Pogradec, vendi ku i riu ekzekutoi bashkëmoshatarin (Video)

Vrasja në Pogradec, vendi ku i riu ekzekutoi bashkëmoshatarin (Video)

Kaos në vendin ku u ekzekutua dje 17-vjeçari Fabio Hilla. Në këtë video postuar nga BalkanWeb, duket policia në vendin e krimit, vetëm pak çaste pas ngjarjes.

Krimi ndodhi pasditen e djeshme, në një lokal në qendër të Pogradecit, duke lënë viktimë Fabio Hilën.


Autori, F.M., e qëlloi në mënyrë të pamëshirshme me automatik e më pas tentoi të largohej bashkë me armën e krimit, por u arrit të arrestohej nga policia brenda një kohe të shkurtër, shkruan “Panorama”.

Ngjarja është regjistruar në një pikë bastesh në rrugën “Naim Frashëri”, në lagjen nr.3 të qytetit liqenor, teksa dy adoleshentët, të cilët ishin grindur një ditë më parë përmes rrjetit social, janë përballur me njëri-tjetrin.

F.M., nga fshati Vërdovë, qëlloi me armë automatike në drejtim të Fabio Hilës, duke i shkaktuar atij vdekjen.