LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 15 kilogramë marihuanë në Milloshevë të Obiliqit, arrestohet 35 vjeçari

Konfiskohen 15 kilogramë marihuanë në Milloshevë të Obiliqit, arrestohet 35 vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 35 vjeçar në Milloshevë të Obiliqit, si dhe ka konfiskuar mbi 15 kilogramë marihuanë në veturën e tij.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:00, transmeton Telegrafi, ndërkaq, i dyshuari K.T (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), me aktvendim të prokurores është ndaluar për 48 orë. Dy të dyshuar tjerë, meshkuj kosovarë (të njohur policinë) janë në kërkim.


“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Sektori Qendror, pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve, se disa të dyshuar po bëjnë transport të substancës narkotike, më 12.11.2021, kanë identifikuar një veturë me të cilën po dyshohej se po transportohej lënda narkotike.

Policia, rreth orës 18:00 (12.11.2021), në Milloshevë, kanë ndaluar veturën me targa vendore. Fillimisht drejtuesi i veturës ka tentuar të ikë me të vërejtur policinë, por falë edhe patrullës policore të trafikut, vetura është ndalur. Gjatë kontrollit të veturës, në bagazh janë gjetur tre thasë të mbushur me substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 15 kilogramë e 234 gram substancë narkotike-marihuanë, një veturë dhe një telefon”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se “për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe gjyqtari i procedurës paraprake, ndërsa nga të njëjtit është marrë konfirmimin për urdhër-kontroll në dy adresa në Fushë Kosovë. Gjatë kontrollit në ato dy lokacione nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”. /Telegrafi/