LAJMI I FUNDIT:

Konfiskohen 113 kilogramë duhan dhe 415 kuti cigaresh në Tetovë dhe Shkup

Konfiskohen 113 kilogramë duhan dhe 415 kuti cigaresh në Tetovë dhe Shkup

Drejtoria doganore në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërore të Tregut, gjatë ditës së sotme zbatuan dy aksione kundër shitjes ilegale të cigareve dhe duhanit.

“Dy aksionet në mënyrë paralele u zbatuan në Shkup dhe Tetovë, ndërsa në Tetovë personat zyrtar gjatë kontrollimit u sulmuan nga më shumë persona të cilët janë të njohur për policinë dhe ndaj tyre do të ngritet procedurë”, thuhet në njoftimin e doganës, njofton Telegrafi Maqedoni.


Në dy aksionet janë konfiskuar 113 kilogramë duhan dhe 415 paketa cigaresh.

Sipas Drejtorisë së Doganave, me luftimin e tregtisë në të zezë parandalohet mospagimi i tatimeve ndaj shtetit dhe kontribuojmë në shëndetin e qytetarëve.

Ata shtojnë se cigaret dhe duhani janë prodhime me akcizë ndërsa akciza paguhet dhe të njëjtat duhet të kenë marka kontrolluese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori