LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon tensionet brenda LVV-së, Humolli: Ka qenë reale largimi i 10 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje

Konfirmon tensionet brenda LVV-së, Humolli: Ka qenë reale largimi i 10 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, tha se largimi i 10 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë reale, po të mos ndodhte problemi në veri të Kosovës.

“Ka qenë reale për arsye se po dua veç me e tregu një fakt që ne kur kemi diskutuar brenda një grupi të VV-së, ne kemi diskutuar për me e ndërtua një grup prej 10 vetave si opozitë brenda Vetëvendosjes, d.m.th. me ba opozitë për me e shty programin e Vetëvendosjes me u realizu për shkak se e kemi parë që nuk ka opozitë që i bën presion”, tha Humolli, për ATV.


Humolli, që deri vonë ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë legjislaturë, tha se grupi i VV-së ka qenë një prej grupeve që nuk ka pasë unitet më së shumti në krahasim me grupet e partive të tjera politike.

“Grupi i Vetëvendosjes ka qenë në fushatë prej grupeve që s’ka qenë unik, që s’ka pas unitet më së shumti se sa krejt grupet e tjera politike. LDK-ja e ka pas një unitet brenda strukturës, PDK-ja ka pasë një unitet, AAK ka pasë një unitet, kurse Vetëvendosja në fushatë ka hy si grupacion ose si formacion politik për një pikë të caktuar për me i çun ë opozitë partitë politike, të cilat nuk e kanë kryer misionin qysh ne kemi pretendu që ka pasur mundësi me i kry”.

“Grupi i Vetëvendosjes ka zgjatë shumë për shkak të rrethanave edhe ndërkombëtare edhe të rrethanave problematike çfarë janë brenda Kosovës. Ka vazhdu me unitet për shkak të problemeve më të mëdha se sa do probleme që janë vlerësuar dytësore brenda grupit që nuk ka unitet të të menduarit. Tash në fazën për krijimin e unitetit të vepruarit të grupeve të cilat janë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë problemi i veriut, kanë dalë probleme tjera të cilat e kanë stopuar”, tha Humolli.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori