LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon ministri Lekaj: Segmenti i rrugës Zahaq – Pejë kryhet më 1 nëntor

Konfirmon ministri Lekaj: Segmenti i rrugës Zahaq – Pejë kryhet më 1 nëntor

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se projekti i zgjerimit dhe asfaltimit të segmentit rrugor Zahaq – Pejë do të finalizohet në tërësi deri më 1 nëntor të këtij viti.

Duke folur në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ministri Lekaj ka bërë të ditur se shqetësimet e qytetarëve të kësaj ane do të marrin fund më datën 1 nëntor sa i përket segmentit Zahaq – Pejë, pjesë e autostradës Prishtinë-Pejë. Përderisa është çështje muajsh përfundimi në tërësi i autostradës nga Kijeva deri në Pejë.


Lekaj ka thënë se sa i përket këtij segmenti, pra nga Zahaqi deri në Pejë, janë duke treguar kujdes në vendosjen e rreth-rrotullimeve duke tentuar që të bëjnë zgjidhje për ndërlidhjen me autoudhë të gjitha fshatrave që mund të cenohen, përfshirë Zahaqin, Ramunin dhe të tjerat.

“Unë kam kënaqësi t’ju informoj se më 1 nëntor do të merr fund në tërësi segmenti rrugor Zahaq-Pejë, deri në qytet. Pra në tërësi do të kryhet ky muhabet. Qeveritë e shkuara nga Peja I kanë rënë me nga një kilometër në vit, tash është ndryshe. Për këto punë ka vëmendje dhe interesim të drejtpërdrejt edhe nga kryeministri Haradinaj. Ne jemi në kontakt me komunitetin dhe jemi në përmbyllje të çështjeve që kanë të bëjnë me rreth-rrotullimet meqë, nuk duam që të atakohet asnjë fshat që ndërlidhet me qasjen në këtë pjesë të autoudhës, Ramun Zahaq e të gjitha”, deklaroi Lekaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori