LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet se Marco Asensio ka këputur ligamentet, mungon së paku 6-9 muaj

Konfirmohet se Marco Asensio ka këputur ligamentet, mungon së paku 6-9 muaj

Tashmë është konfirmuar parashikimi të më së keqes në lidhje me dëmtimin e Marco Asensios.

Lojtari që pësoi dëmtimin spektakolar të martën në miqësoren kundër Arsenalit, ka lënduar ligamentin e kryqëzuar të gjurit të majtë dhe meniskin e jashtëm të po të njëjti gju.


“Pas testeve të kryera nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit të Marco Asensios, ai është diagnostikuar me një thyerje të ligamentit të kryqëzuar anësor dhe meniskin e jashtëm të gjurit të majtë. Futbolli do të kryejë një operacion kirurgjik në ditët e ardhshme”.

Periudhat e rikuperimit për këtë lloj lëndimi variojnë midis shtatë dhe nëntë muajve edhe pse disa lojtarë kanë arritur të kthehen në fushat e lojës pas gjashtë muajve të operacionit.

Gjithçka tregon, pra, se Asensio nuk do të jetë në dispozicion përsëri për Zinedine Zidane deri në vitin 2020, midis muajit mars dhe muajit qershor.

Asensio, i cili po bënte një paraqitje të mrekullueshme, kishte shënuar një gol të shkëlqyer kundër Arsenalit. /Telegrafi/