Konfirmohet rejtingu kreditues i RM-së, eksporti vazhdon të rritet me dinamikë të përforcuar
Agjencia e rejtingut “Standard dhe Purs” për herë të dytë këtë vit e konfirmoi rejtingun kreditues të Republikës së Maqedonisë BB – me pamje stabile, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ashtu siç citon agjencia kredituese në raport, konfirmimi i rejtingut i detyrohet potencialit për zhvillim të ekonomisë së Maqedonisë nën ndikim të flukseve investuese. “Standard dhe Purs” vëren se eksporti vazhdon të rritet me dinamikë të përforcuar, si rezultat i zgjerimit të kapaciteteve prodhuese dhe hyrjes së investimeve të huaja direkte në zonat e lira ekonomike.
Për dallim nga kompanitë e huaja, kompanitë vendore janë të kujdesshme kur bëhet fjalë për investime të reja dhe presin të kalojnë zgjedhjet parlamentare dhe të zgjidhet kriza politike. Ashtu siç thuhet në raportin e agjencisë, përderisa mbahen zgjedhjet në dhjetor, ato presin aktivitet investues të përforcuar në vitet e ardhshme, që së bashku me rritjen e fuqishme të eksportit, do të jetë përkrahje e madhe e zhvillimit ekonomik.
Nga agjencia kredituese presin të krijohet sinergji e fuqishme mes kompanive nga zonat e lira ekonomike dhe kompanitë vendore, që do të jetë motor i zhvillimit dhe do të ndikojë në zvogëlimin e mëtutjeshëm të shkallës së papunësisë. Sipas projeksioneve të agjencisë, shkalla e papunësisë do të vazhdojë të zvogëlohet vazhdimisht edhe në tre vitet e ardhshme.
Për shkak të prolongimit të krizës politike, ashtu siç citohet në raportin e “Standard dhe Purs”, ato e zvogëlojnë projeksionin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë për këtë vit nga 3,3% në 2,3%. Agjencia vëren se kriza politike në Maqedoni vazhdon. Zgjedhjet gjatë tërë kohës caktohen dhe anulohen, së pari në prill, pastaj në qershor por edhe pse partitë politike në gusht u pajtuan se të gjitha kushtet e nevojshme për mbajtje të zgjedhjeve janë plotësuar, nuk mundet tërësisht të përjashtohet mundësia për anulim të zgjedhjeve të cilat duhet të mbahen në dhjetor, citohet në raport.
“Standart dhe Purs” vlerëson se denari i Maqedonisë është stabil. Rezervat devizore e mbulojnë bazën monetare dhe janë madje dy herë më të larta nga ajo. Edhe krahas disa kërcënimeve nga jashtë viteve të fundit, sistemi bankar i Maqedonisë funksionon pa kompromis, përfundon agjencia. Banka popullore përmes politikave dhe masave të cilat i zbaton me sukses i tejkalon sfidat e episodeve, duke i përfshirë edhe efektet e spekulimeve për devalvimin e denarit nga prilli të cilat u treguan si të pasakta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?