LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: DJ Blunt u ther me thikë sot në Prishtinë

Konfirmohet: DJ Blunt u ther me thikë sot në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme (e premte), reperi i njohur Edon Dedi, i njohur për publikun si DJ Blunt është therur me thikë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe Agron Borovci, zyrtar nga Policia e Kosovës.


“Rreth orës 19:30, policia ka marrë informatën se një person i therur me thikë ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK. Menjëherë pas kësaj, policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe operative. Ndërkohe që rasti ka ndodhur në rrugën”B”në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

DJ Blunt

Të dyshuar ende nuk ka, mirëpo policia kanë treguar se janë nën hetime për të identifikuar personat që kanë sulmuar reperin.

“Policia po punon për identifikimin e personave të dyshuar si dhe për ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Viktima E.D 37 vjeç, pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet më tutje në njoftimin e policisë.

Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me reperin në fjalë për të pyetur rreth rastit, mirëpo i njëjti ka refuzuar të përgjigjet në telefon. /Telegrafi/

Video më poshtë sjell momentin kur DJ Blunt del nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësior:

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e

Mbyllet votimi në gjysmëfinalen e "Eurovison 2024": Shqipëria në pritje të rezultatit

Magazina
Kalo në kategori