LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Arrestohet njëri nga të dyshuarit për sulmin ndaj autobusit të Borussias, tjetri në arrati – dyshohet për lidhje me “islamistët radikalë” (Foto/Video)

Konfirmohet: Arrestohet njëri nga të dyshuarit për sulmin ndaj autobusit të Borussias, tjetri në arrati – dyshohet për lidhje me “islamistët radikalë” (Foto/Video)

I dyshuari për sulmin në Dortmund është arrestuar dhe besohet të ketë lidhje me islamistët radikalë, kurse eksplozivin të cilin e kanë përdorur dy sulmuesit përmbante gjilpëra të metalta, raporton RT.

Policia gjermane dhe prokurori, kanë konfirmuar se dy të dyshuarit kanë lidhje me islamistët radikalë, dhe se hetimet janë duke vazhduar, transmeton Telegrafi.


Apartamentet e të dyshuarve janë bastisur, kurse njëri prej tyre është arrestuar derisa tjetri është në arrati.

Prokurori Frauke Keller, gjithashtu ka konfirmuar gjatë një konference për shtyp se shrapneli nga mjeti shpërthyes është përdorur gjatë sulmit duke fluturuar mbi 100 metra, dhe se përmbante gjilpëra të metalta të cilat ishin nguluar në karriget e autobusit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Dëmtimet në autobus

Policia gjermane është duke hetuar lidhjet e mundshme “me islamistët radikal” në tre shpërthimet që ndodhën në afërsi të autobusit të ekipit të Borusia Dortmundit para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur edhe një letër ku përmendet sulmi në sheshin e Krishtlindjeve në Berlin.

Policia në terren

Në total janë gjetur tri letra në vendin e ngjarjes, dhe pikërisht këto letra i kanë bërë hetuesit të mendojnë se kryesit e kësaj vepre makabre mund të kenë lidhje me islamistët radikalë. Një nga këto letra fillonte me fjalën “Në emër të Allahut, mëshiruesit”.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se në njërën nga letrat, bëhet thirrje që aeroplanët luftarak gjermanë “Tornado” të pezullojnë aktivitetet e tyre në hapësirën ajrore siriane, si dhe kërkohet mbyllja e bazës ajrore amerikane në Ramsttein të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori