LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen lëndimet e dy mesfushorëve të Real Madridit

Konfirmohen lëndimet e dy mesfushorëve të Real Madridit

Real Madrid ka konfirmuar lëndimet e mesfushorëve, Mateo Kovacic dhe Lucas Vazquez.  

Kontrollimet në Sanitas La Moraleja University Hospital të Madridit, kanë konfirmuar se gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës për klube, Kovacic dhe Vazquez kanë pësuar lëndime, duke shtuar kështu listën në infermierinë e klubit.


Real Madrid kanë konfirmuar se mesfushori kroat ka pësuar një lëndim në ligamentin e kyçit të këmbës gjatë ndeshjes për Kupën e Botës për klube.

Pepe një legjendë e Real Madridit, këta janë lojtarët që kanë luajtur me të në qendër ndër vite (Foto)
Lexo po ashtu Pepe një legjendë e Real Madridit, këta janë lojtarët që kanë luajtur me të në qendër ndër vite (Foto)

Klubi mbretëror gjithashtu konfirmon se Lucas Vazquez ka pësuar një lëndim në pulpën e këmbës së djathtë gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës për klube.

Këta dy futbollistë pritet t’i mungojnë Real Madridit rreth 1 muaj. /Telegrafi/

Kovacic dhe Vazquez në një duel gjatë stërvitjeve me klubin mbretëror