LAJMI I FUNDIT:

Konferenca më e madhe në fushën e Tekonologjisë vjen këtë të shtunë me 15 ekspertë nga Industria

Konferenca më e madhe në fushën e Tekonologjisë vjen këtë të shtunë me 15 ekspertë nga Industria

Konferenca më e madhe në fushën e Tekonologjisë vjen këtë të shtunë me 15 ekspertë nga Industria

Për të gjithë adhuruesit e tekonologjisë me 21 Maj 2022, në kampusin e Kolegjit Universum, me fillim nga ora 10:00, vjen Konferenca më e madhe e fushës e organizuar nga Komuniteti Albanian Developers.

Në këtë ditë pjesëmarrës do të jenë ekspertët më të suksesshëm në fushën e IT. Gjatë eventit do të ketë biseda, panele diskutimi, seminare dhe workshop.

Objektivi kryesor i Konferencës është të bashkojë njerëzit dhe të ndajë zhvillimet më të fundit në fushën e teknologjisë, nga këndvështrimi i zhvilluesve. Zhvilluesit e rinj dhe zhvilluesit e ardhshëm do të kenë gjithashtu mundësinë të marrin pjesë në seminare nga ekspertë të industrisë vendase dhe ndërkombëtare, ndaj kjo është edhe arsyeja pse Kolegji Universum, i jep rëndësi kaq të madhe ngjarjeve të tilla (Axhenda).

Bashkohuni me ne këtë të shtunë në Kolegjin Universum për edicionin e parë të Konferencës së Albanian Developers Community. Për të qenë pjesëmarrës, regjistrohuni FALAS, mos e humbni këtë mundësi, vetëm edhe 1 ditë ka mbetur për aplikim, APLIKO TANI këtu: shorturl.at/bqvLX

Për më shumë informata rreth eventeve në Kolegjin Universum, ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.

Artikull i sponzorizuar