LAJMI I FUNDIT:

Konferenca “Diaspora Flet” 2023 mbledh qindra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora

Konferenca “Diaspora Flet” 2023 mbledh qindra pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora

“Diaspora Flet” në Prishtinë  më 18, 19 dhe 20 maj. Nën temën e përgjithshme “Si mund të bashkë-krijojmë”, synojmë të diskutojmë dhe të nxisim mënyrat e bashkë-krijimit për përmirësim dhe zhvillimin e vendeve amë.

Konferenca “Diaspora Flet” 2023 pritet të fillojë sot në një ceremoni zyrtare nga ora 17:00-18:00 në Klan Arena, ku pritet të jenë prezent mbi 400 pjesëmarrës nga vendi dhe diaspora. Ceremonia zyrtare e hapjes do të fillojë me fjalimet mikpritëse nga Sihana Bejtullahu dhe Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtorë Ekzekutiv, GERMIN.

Në vazhdim të fjalës hyrëse nga udhëheqësit e GERMIN, Presidentja e Republikës së Kosovës, Zj. Vjosa Osmani-Sadriu, pritet të marrë fjalën  e radhës në një adresim zyrtar ndaj pjesëmarrësëve prezent. Ngjarja do të vazhdojë me një seri fjalimesh kryesore nga:

-Joshua Mike, Drejtor i Zyrës për Rritje Ekonomike të USAID

-Jörn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë

-Anila Hyka-Smørgrav, Bashkë-kryetare e Bordit të GERMIN

-Avni Mustafaj, Bashkë-kryetar i Bordit të GERMIN

-Mike Bailey, Ekspert Ndërkombëtar për Angazhimin e Diasporës nga Izraeli.

Ngjarja e sotme do të përmbyllet me prezentimin e programit OriginAL, i cili synon ndryshimin historik të lidhjes së të rinjve nga diaspora me vendet amë, me folësit:

-Mark Kosmo, Drejtor i Fondacionit Global Shqiptar (GAF) – Video Mesazh

Ku dhe pjesëmarrësit e grupit inaugurues të programit OriginAL 2022 do të ndajnë përvojat e tyre:

-Jetnis Avdijaj, Belgjikë;

-Xhoi Laze, Holandë.

Konferenca është e hapur për publikun dhe për të marrë pjesë, ju mund të merrni informacionet e detajuara dhe regjistroheni përmes uebfaqes së konferencës: diasporaflet.germin.org/sq/

Artikull i sponzorizuar