LAJMI I FUNDIT:

Konferenca dialoguese me bizneset e Istogut

Konferenca dialoguese me bizneset e Istogut

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Komuna e Istogut mbajnë sot konferencën informuese dhe dialoguese me bizneset e Komunës së Istogut.

Në këtë konferencë do të prezantohen planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Istogut lidhur me zhvillimin e sektorit privat.


Me këtë rast do të dialogohet drejtpërdrejt me bizneset e Komunës së Istogut, të cilat do të kenë mundësi t’i paraqesin sfidat dhe kërkesat e tyre para përfaqësueseve të institucioneve qendrore dhe lokale.

Po ashtu, në këtë konferencë do të prezantohet pako fiskale 2.0 nga ministri i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti. /Telegrafi/