LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në RMV zhvillohet pandërprerë, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

Komunikacioni në RMV zhvillohet pandërprerë, në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata

LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë të thata. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Dy ditë më parë ka filluar sanimi i seksionit Makedonski Brod – Prilep, vendkalimi Barbapos. Komunikacioni në këtë rrugë do të zhvillohet pa probleme me shpejtësi maksimale 30 kilometra në orë.


LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.