LAJMI I FUNDIT:

Komunikacioni në Maqedoni

Komunikacioni në Maqedoni

Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagura dhe me mbetje të borës, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtimi rrugorë Makedonski Brod-fshati Zdunjë, në të cilin gravitojnë 11 fshatra, nuk është i kalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve.


LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të shenjave të vendosura në rrugë. Intensiteti i komunikacioni në drejtimet rrigore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/