LAJMI I FUNDIT:

Komuna Qendër anulon vendimin për ndërtimin e “Shkallëve spanjolle”

Komuna Qendër anulon vendimin për ndërtimin e “Shkallëve spanjolle”

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq ka anuluar dhe e ka shpallur si të pavlefshëm vendimin e kompanisë “Amadeus Development” për ndërtim të objektit komercial në territorin e qytetit, pjesë e të cilit do të ishin edhe Shkallët Spanjolle.

Organet kompetente në komunë kanë konstatuar se investuesi në afat prej dy vjetësh pas aktvendimit, siç parasheh ligji për ndërtim, nuk ka filluar me ndërtim të objektit. “Sipas Nenit 66, paragrafi 1 të ligjit, miratimi i ndërtimit nuk vlen derisa investuesi nuk fillon me ndërtimin në afat prej dy vjetësh nga dita e miratimit të ndërtimit me aktvendim”, thonë nga Komuna Qendrë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas planit, objekti komercial i cili duhej të ndërtohej, ishte i gjatë 16 metra dhe në të përfshinte edhe Shkallë Spanjolle. Përveç shkallëve, në të duja anët e hyrjes kryesore ishin paraparë dy pajtonë me kuaj, ndërsa në të gjithë objektin ndga ana e jashtme 25 skulptura. Shkallët duhet ti ndërtonte kompanija “Amadeus Development”.

Në ankandin elektronik firma ofroi 93 100 denarë për metër katror, ose gjithsej një million e 580 mijë euro për parcelën prej 1046 metrave katrorë për object afarist dhe komercial me stil barok. Investitori ishte i liruar nga harxhimet komunale. Edhe Shkallët Spanjolle ishin pjesë e projektit “Shkupi 2014”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori