LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Shtipit kryen dezinsektimin, kërkon nga bletarët të mbrojnë bletët e tyre

Komuna e Shtipit kryen dezinsektimin, kërkon nga bletarët të mbrojnë bletët e tyre
Foto: Arkiv

Në territorin e komunës së Shtipit nesër në mëngjes do të realizohet dezinsektimi që ka për qëllim mbytjen e mushkonjave.

Sipas zëdhënësit të komunës, Dragan Ristov, procesi i dezinsektimit do të kryet nga mesnata e deri në ora 6:00.


Me këtë proces do të përfshihen hapësirat e gjelbërta të kësaj komune, mjedisi përgjatë bregut të lumenjve Bregallnica dhe Otinja, ujrat e qetë në rajonin përreth sistemit të kanalizimit, vendbanimet urbane dhe lokalitetet.

Komuna bën të ditur se do të ketë shtyrje të dezinesktimit në rast se kushtet klimatike nuk do të jenë të përshtatshme.

Njiherit, thirrje u bëhet bletarëve që në kohë të ndërmarrin masa për mbrojtjen e bletëve./Telegrafi/