LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore në fshatin Xërxe

Komuna e Rahovecit vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore në fshatin Xërxe

Në fshatin Xërxe të Komunës së Rahovecit, janë duke u realizuar disa projekte që financohen nga buxheti Komunal dhe që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë fshat.

“Behar Thaqi, kryetar i këshillit të fshatit Xërxe, për punimet në projektet të cilat janë realizuar dhe që janë në realizim e sipër e falënderon kryetarin e Komunës, Idriz Vehapin dhe thotë se brenda vitit 2016, kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalizimit fekal, kubëzimin dhe asfaltimin e dy rrugëve, pastrimi i përroskave në brendësi të fshatit, rregullimin dhe rrethimi i oborrit të shtëpisë së kulturës”, thuhet në njoftimin për media.


Muhamet Behra, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike tha se punimet në projektet të cilat janë duke u realizuar në fshatin Xërxe, janë duke shkuar ashtu siç edhe janë të planifikuara.

Behra shprehet se asfaltimi i njërës prej rrugëve me gjatësi prej 315 metrave është bërë pasi që nëpër atë segment të rrugës kalojnë mjete bujqësore dhe mjete të tjera të rënda./Telegrafi/

unnamed-3

unnamed-2