LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Rahovecit lëshon parkingun e saj për mërgimtarët

Komuna e Rahovecit lëshon parkingun e saj për mërgimtarët

Komuna e Rahovecit me 15 korrik do të fillojë shënimin e muajit të mërgimtarëve.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka marrë vendim që të lëshojë për mërgimtarët parkingun për t’i parkuar veturat. Madje edhe orari i administratës së Komunës, do të zgjatet deri në orën 18:00.


Nga data 15 korrik deri më datë 15 gusht, oborri i Komunës së Rahovecit do të jetë në dispozicion të mërgimtarëve, të cilët janë të lirë të parkojnë veturat e tyre pa pagesë.

Ky vendim ka ardhur nga kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili ka thënë se kjo është më e pakta që mund të bëjnë për ta.

“Është një përpjekje për vlerësimin e kontributit të madh që mërgimtarët kanë dhënë për Kosovën edhe para luftës edhe gjatë luftës por edhe pas luftës. Pra është një satisfakcion moral për ta”, tha për RTV Dukagjinin, Smajl Latifi.

Për mërgimtarin Isaj Gashin i cili kishte ardhur nga Zvicra, ky vendim është më se i qëlluar.

“Kam ardhur nga Zvicra. Më vjen mirë për këtë vendim. Mërgimtarët po i kemi sportelet e ndara dhe nuk po kemi ndonjë problem për të nxjerr dokumentacionet”, tha mërgimtari Isaj Gashi, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu gjatë një muaji të gjitha sportelet në komunë do të punojnë me orar të zgjatur, nga ora 08 deri në orën 18.

Qytetari Binak Berisha, ka thënë se kjo ju ndihmon të gjithë banorëve që t’i kryejnë shërbimet më shpejt.

“Zgjatja e orarit të punës në Komunën e Rahovecit për mërgimtarët dhe gjithë popullatën është shumë e mirëseardhur. Ky vendim aplikohet prej dy vitesh”, tha qytetari Binak Berisha.

Përveç kësaj, muaji i mërgimtarëve do të jetë i mbushur edhe më shumë aktivitete.

“Do të bëhet hapja zyrtare e Shtëpisë së venës. Pastaj me 18 korrik do të mbahet një orë letrare në amfiteatrin e festivalit “Anadrinia Jehon” në Denjë. Në datën 28 korrik do të jetë shtegu i ecjes për mërgimtarët”, tha Muharrem Morina.

Punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në Komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe.

Përndryshe, është viti i dytë që Komuna e Rahovecit e nënshkruan një vendim të tillë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori