LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës me aksion, ua ndalon hyrjen në qytet autobusëve ndërurbanë

Komuna e Prishtinës me aksion, ua ndalon hyrjen në qytet autobusëve ndërurbanë

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinë nga kjo e premte ka nisur një aksion të gjerë nën asistimin edhe të policisë, që ka për qëllim inspektimin, përkatësisht, parandalimin e futjes në brendi të qytetit të operatorëve (ndërurban) që merren me transportin e udhëtarëve nga komunat fqinje për në Prishtinë, dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për shkak se siç thuhet, këta operatorë duke u futur në brendi të qytetit përveç mosrespektimit të rendit të udhëtimit, të njëjtit me veprimet e tyre po e rëndojnë dukshëm edhe rrjedhën normale të trafikut në kryeqytet.


“Për këtë qëllim, Drejtoria e Inspeksionit kërkon nga të gjithë operatorët ndërurban që të respektojnë në mënyrë strikte vijën e qarkullimit të tyre për shkak se në të ardhmen përveç gjobave ndaj tyre do të iniciohet edhe procedura e sekuestrimit të përkohshëm të mjeteve të tyre të transportit”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/